Rajoni

Masakra në Gjilan pezullon katër policë, dëshmitarët: Nuk i vrau ish-efektivja. Prokuroria: Ka vetëm një armë, hetimet vijonë

  • Miqtë rrëfejnë marrëdhënien me familjen Bllaca
  • ME FOTO/ Këta janë anëtarët e familjes Bllaca që u shuan një ditë më parë
  • Dëshmitarët shtojnë më tej se pas kësaj ngjarjeje makabre ka ardhur reagimi i Valdetes, e cila ka vrarë të vëllanë dhe më pas veten. Por , Prokuroria i qëndron versionit fillestar, pasi sipas tyre në banesë është gjetur vetëm një armë dhe ka qenë ajo e Valdetes.
    Featured image of article: Masakra në Gjilan pezullon katër policë, dëshmitarët: Nuk i vrau ish-efektivja. Prokuroria: Ka vetëm një armë, hetimet vijonë Valdete Bllaca dhe pamje nga vendi i krimit
    Përditësuar:

    KOSOVË– Dëshmitarët dhe fqinjët e efektives Valdete Bllaca për të cilën një ditë më parë u bë publike në media se ekzekutoi me armë zjarri dy prindërit, vëllezërit e saj dhe më pas veten, kanë dhënë një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Sipas fqinjëve, personi që ka qëlluar mbi dy prindërit dhe vëllain e tij Fisnikun ka qenë vëllai Blerimi.

    Dëshmitarët shtojnë më tej se pas kësaj ngjarjeje makabre ka ardhur reagimi i Valdetes, e cila ka vrarë të vëllanë dhe më pas veten. Por, Prokuroria i qëndron versionit fillestar, pasi sipas tyre në banesë është gjetur vetëm një armë dhe ka qenë ajo e Valdetes.

    Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

    Sipas të dhënave të deri tanishme nga Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, 45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten. Viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit) dhe vetë Valdete Bllaca.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nga ana tjetër, ditën e sotme policia e Kosovës ka pezulluar 4 efektivë Alban Ramushi, komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. Ata akuzohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

    Kosova u trondit një ditë më parë nga një masakër brenda familjes. Ngjarja ndodhi në mesditë dhe në lagjen Bujanina në Gjilan. Autorja e krimit, Bllaca kishte qenë pjesë e Stacionit policor të Gjilanit për 18 vite por ishte pezulluar për shkak të problemeve psiqike që kishte pasur. Muaj më vonë, ajo ishte rikthyer në detyrë si pjesë e stafit civil, gjë që nuk e lejon të mbajë armë, por kishte ruajtur atë të mëparshmen.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment