Bota

Vala e tretë e COVID-19, Zvicra ashpërson më tej masat: Mbyllen dyqanet jo thelbësore

Vendi mbylli dyqanet që shesin mallra jo thelbësore dhe urdhëroi njerëzit të punonin nga shtëpia në një përpjekje për të parandaluar një shpërthim në numrin e rasteve
Featured image of article: Vala e tretë e COVID-19, Zvicra ashpërson më tej masat: Mbyllen dyqanet jo thelbësore Foto Ilustruese

ZVICËR– Për të shmangur  kërcënimin e valës së tretë të kornavirusit, Zvicra ka shtuar më tej masat parandaluese.

Vendi mbylli dyqanet që shesin mallra jo thelbësore dhe urdhëroi njerëzit të punonin nga shtëpia në një përpjekje për të parandaluar një shpërthim në numrin e rasteve, shkruajnë mediat e huaja.

Po ashtu, qeveria do të zgjasë mbylljet aktuale të restoranteve, palestrave dhe mjediseve kulturore për pesë javë të tjera, deri në fund të shkurtit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Numrat e rasteve po qëndrojnë në një nivel shumë të lartë dhe ekziston rreziku që variantet e reja më infektuese të virusit të çojnë në një rritje tjetër të shpejtë të rasteve,” tha ministri i shëndetësisë Alain Berset.

Aktualisht, që prej fillimit të pandemisë, Zvicra numëron 490,358 raste të infktimit me Covid dhe 8,517 vdekje.

(kle.mu.dosja.al)

Shto Koment