Aktualitet

Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, temperaturat arrijnë 40 gradë në ditët në vijim

Temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë dhe vapa e padurueshme do të sundojë në vendin tonë. As mëngjesi dhe as darka, siç ndodh zakonisht, nuk premtohet se do të sjellë ndopak freski.
Featured image of article: Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, temperaturat arrijnë 40 gradë në ditët në vijim Foto ilustruese

TIRANË– Nëse menduat se periudha më e nxehtë e verës ka kaluar e keni shumë gabim. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dy ditët që do ët vijnë do ët kulmojnë në Shqipëri me temperature të larta dhe të nxehtë përvëlues.

Temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë dhe vapa e padurueshme do të sundojë në vendin tonë. As mëngjesi dhe as darka, siç ndodh zakonisht, nuk premtohet se do të sjellë ndopak freski.

Gjithsesi në mesin e javës që vjen pritet që temperaturat të pësojnë një ulje të lehtë, por i nxehti do të mbizotërojë sërish.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

Në vend po ushtron ndikimin vala e të nxehtit që do të arrijë kulmin e saj gjatë së dielës dhe deri ditën e martë.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

Gjithsesi kini kujdes që këto ditë të mos qëndroni në diell. Edhe nëse vini re në trupin tuaj shenja të drobitjes nga vapa zhvendosuni menjëherë në hije.

Pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin dhe sa më shumë lëngje të freskëta.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment