Bota

Vala e Dytë e Covid-19, Spanja rikthen orën policore në vend, ja oraret e reja të lëvizjes

Sipas mediave ndërkombnëtare Spanja ka menduar që të kufizojë tubimet për festat e dhjetorit që po vijnë dhe të ndalojë mbledhjet midis dy apo më shumë familjeve.
Featured image of article: Vala e Dytë e Covid-19, Spanja rikthen orën policore në vend, ja oraret e reja të lëvizjes Foto nga mbledhja

SPANJË- Qeveria spanjolle është duke planifikuar që të vendos orën policore në vend për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sipas mediave ndërkombëtare Spanja ka menduar të kufizojë tubimet për festat e dhjetorit që po vijnë, dhe të ndalojë mbledhjet midis dy apo më shumë familjeve. Ndërsa koha e re e lëvizjes do të jetë nga nga fasha orare 01:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Në lidhje me këto masa të reja autoritetet janë shprehur se mbledhjet familjare duhet të kufizohen vetëm me anëtarët e saj dhe jo  më shumë se 6 persona.

 “Në lidhje me mbledhjet familjare, ne rekomandojmë që ato të kufizohen vetëm me anëtarët e së njëjtës familje. Nëse ka ndonjë mysafir të jashtëm që zakonisht nuk jeton me këtë familje, mbledhjet duhet të përfshijnë një maksimum prej gjashtë personash dhe duhet të ndiqen masat parandaluese”, shkruhet në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Spanja është një nga vendet më të prekura mnga Covid-19 në Evropë dhe në botë. Që nga fillimi i pandemisë në Spanjë janë regjistruar 1,606,905 persona me Covid-19, ndërsa 43,131 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment