
TURQI- Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ditën e sotme ka marrë vaksinën kundër Covid-19.
Sipas mediave të huaja ai ka bërë vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse, menjëherë pas miratimit të vaksinës CoronaVac.
Ndërkohë, mësohet se ditën e nesërme në Turqi, do të vaksinohet i gjithë personeli shëndetësor. Këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
(a.k.dosja.al)