Aktualitet

Vaksinimi selektiv ndez STUDION, Dritan Hila gjen ZGJIDHJEN: Zëre se i ra mjekut çanta nga dora

Dritan Hila është përplasur me analistin Andi Bushati, duke u shprehur se vaksinimi i "VIP-ave" ishte i pashmangshëm.
Featured image of article: Vaksinimi selektiv ndez STUDION, Dritan Hila gjen ZGJIDHJEN: Zëre se i ra mjekut çanta nga dora Andi Bushati dhe Dritan Hila

TIRANË– Debat në studio për vaksinimin selektiv të personaliteteve. Dritan Hila është përplasur me analistin Andi Bushati, duke u shprehur se vaksinimi i “VIP-ave” ishte i pashmangshëm. Madje ai ka gjetur edhe zgjidhjen ideale për të mos e menduar gjatë numrin e vaksinave që ishin përdorur për ta. 

“Po zëre se i ra çanta mjekut nga dora dhe ja ikën ato vaksina,”-tha Hila në fjalën e tij në emisionin “Open”.

PJESË NGA BISEDA: 

Dritan Hila: Numrin e vdekjeve e fshehu dhe Gjermania, se tha vetëm ata që kanë vdekur ekzkluzivisht nga COVID, do të quhen viktima. De Gol, mbasi Franca ishte pushtuar, thoshte që do çlirohemi. Lideri demokrat kujdeset që të shpëtojë asetet.

Andi Bushati: Kush i cakton asetet?

Dritan Hila: Unë po të tregoj shembuj. E di që do më dalësh kundër po më lër ta mbarojë. Janë këta njerëz që e kanë lartësuar veprën e popullit të tyre. Janë edhe të tjerë që kanë bërë vaksinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Andi Bushati: I kanë caktuar mjekët e lagjes thonë. Si e zgjedh mjeku i lagjes kush është personalitet dhe kush është i rëndomtë?

Skënder Brataj: Po pse nuk kanë sëmundje personalitetet?

Dritan Hila:Po flasim për vaksinimin e Tinka Kurtit.

Eni Vasili: Mos të permendim emra…

Dritan Hila: Po zëre se i ra çanta mjekut nga dora dhe ja ikën ato vaksina.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment