Bota

Vaksinimi në Angli me ritme në shpejta, 88% e të rriturve kanë marrë dozën e parë të Covid

BBC shkruan se në Angli 88% e të rriturve kanë marrë dozën e parë të Covid, ndërsa 68% e të rriturve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. 
Featured image of article: Vaksinimi në Angli me ritme në shpejta, 88% e të rriturve kanë marrë dozën e parë të Covid Foto Ilustruese

ANGLI- Vaksinimi i popullsisë në Angli po ecën me ritme shumë të shpejta. BBC shkruan se në Angli 88% e të rriturve kanë marrë dozën e parë të Covid, ndërsa 68% e të rriturve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Kryeministri Boris Johnson tha se objektivi i vaksinimit ishte përmbushur dhe kjo ishte një “arritje e jashtëzakonshme”. Ai gjithashtu falenderoi të gjithë qytetarët që kishin marrë vaksinën.

“Ju jeni arsyeja që ne jemi në gjendje të lehtësojmë kufizimet javën e ardhshme dhe të kthehemi më pranë jetës normale. Tani le ta përfundojmë punën tonë,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i vaksinimit në Angli janë dhënë 81,7 milion doza në total, nga të cilët 35,5 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment