Aktualitet

Vaksinimi masiv/ Shfaqet një interes i ulët i qytetarëve, kërkojnë Pfizer, specialistja e ISHP-së: Kemi udhëzime të posaçme

Peza tha që nëse një person ka një sëmundje specifike mund të marrë një vaksinë të caktuar. 
Featured image of article: Vaksinimi masiv/ Shfaqet një interes i ulët i qytetarëve, kërkojnë Pfizer, specialistja e ISHP-së: Kemi udhëzime të posaçme Vaksinat Pfizer

TIRANË– Specialistja e ISHP-së, Ira Peza është shprehur për ‘Faxweb’ se të gjitha vaksinat që po përdoren kundër Covid në Shqipëri janë të sigurta dhe krijojnë mbrojtje. Përsa u përket vaksinave specifike, Peza tha që nëse një person ka një sëmundje specifike mund të marrë një vaksinë të caktuar.

“Të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë, dhe të marrin vaksinën në të gjitha pikat në Shqipëri. Vaksnimi në këtë fazë ku jemi është shumë e rëndësishme, të gjitha vaksinat që ne po përdorim janë të sigurta, dhe krijojnë mbrojtje ndaj Covid. Të gjitha vaksinat që ofrohen janë të efektshme për personat mbi 18 vjeç, dhe të gjithëve do iu ofrohet  ajo vaksinë që është në gjendje në qendrat shëndetësore. Qytete të ndryshme kanë nga të gjitha llojet e vaksinave, sa i takon Pfizer, ne që prej fillimit kemi pasur udhëzime të posaçme.

Nëse personi ka sëmundje specifike, ka një arsye që duhet të marri një vaksinë të caktuar, duhet të ketë edhe konsultin e mjekut shtesë. Ne jemi vetëm në ditën e parë të vaksinimit të hapur për të gjithë, duke parë ecurinë dhe trendin, do ta shohim në vazhdim nëse do të ketë ditë të tjera të hapura. Interesi ka qenë në rritje nga të gjitha grupmoshat, është e rëndësishme që të kemi një popullatë sa më të mbrojtur, për të evituar sëmundjen dhe hospitalizimin, por edhe fatalitetet”, u shpreh Peza.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ka nisur vaksinimi masiv për grupmoshat nga 18 deri në 50 vjeç. Deri më tani është vënë re një numër shumë i pakët i personave që janë shfaqur në pikat e qendrave shëndetësore për të bërë vaksinën. Disa prej të rinjve kanë hezituar që të bëjnë vaksinën kineze pasi preferojnë atë Pfizer.


Duhet të jeni mbi 18-vjeç! Ditë e hapur për vaksinimin, mbi 19 mijë qytetarë aplikojnë për dozën e parë anti-Covid

(a.b)/dosja.al

Shto Koment