Politike

Vaksinimi jashtë radhe i Bashës, Metës dhe Kryemadhit! Rama: Të vaksinohen të fundit, të jetë për mua…

VIDEO
Rama bëri të ditur se nëse do ishte në zgjedhjen e tij, politikanët do vaksinoheshin të fundit. Mirëpo ai shtoi se vaksinimi i tij u bë pasi të njëjtën gjë kanë bërë dhe kolegët e tij në botë.
Featured image of article: Vaksinimi jashtë radhe i Bashës, Metës dhe Kryemadhit! Rama: Të vaksinohen të fundit, të jetë për mua… Edi Rama, kryeminister

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me procesin e vaksinimit se nëse Basha, Kryemadhi dhe Meta do të vaksinohen jashtë radhe. Rama bëri të ditur se nëse do ishte në zgjedhjen e tij, politikanët do vaksinoheshin të fundit. Mirëpo ai shtoi se vaksinimi i tij u bë pasi të njëjtën gjë kanë bërë dhe kolegët e tij në botë.


“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi, për të promovuar vaksinimin. Në vende të tjera dalin në një skenë për të dhënë besim te qytetetarët. Të jetë për mua politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare.”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment