Politike

Vaksinimi i të rinjve, dozën e merr Taulant Balla, nuk lë radhë

FOTO
Duke mos u lënë radhë të rinjve, socialisti është paraqitur sot në qendrën shëndetësore në Elbasan dhe i injektuar vaksina AstraZeneca.
Featured image of article: Vaksinimi i të rinjve, dozën e merr Taulant Balla, nuk lë radhë Taulant Balla

ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19. Në ditën e parë kur u hap vaksinimi për çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç, ai ka nxituar që të marrë dozën e parë.

Duke mos u lënë radhë të rinjve, socialisti është paraqitur sot në qendrën shëndetësore në Elbasan dhe i injektuar vaksina AstraZeneca.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19. Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot të gjithë që bëjnë pjesë në grupmoshat 18-50 vjeç mund të vaksinohen kundër Covid-19. Vaksinimi ka nisur në të gjitha qendrat shëndetësore që në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 20:00 të darkës.

3 vaksina, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac do të jenë në dispozicion për imunizimin në bazë të planit kombëtar të vaksinimit. Sipas të dhënave, zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani janë injektuar mbi 935 mijë vaksina. Të rinjtë kanë shfaqur pakënaqësi kur kanë mësuar që vaksina nuk ka qenë Pfizer por Coronavax.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment