LIVE UPDATES
Aktualitet

Vaksinimi i detyruar, studentët ‘blejnë’ certifikata me 100 €, s’përballojnë testet

21 Tetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Vaksinimi i detyruar, studentët ‘blejnë’ certifikata me

TIRANË– Nisja e viti të ri akademik dhe rikthimi i studentëve nëpër auditore, nisi me përplasje mes punonjësve të sigurimit të universiteteve dhe studentëve. Me datë 24 shtator u vendos vaksinimi i detyruar për studentët, ndërsa ata që nuk vaksiohen, duhet të bëjnë tampon çdo javë. Faktoje përllogariti që kosto për një student për tamponin varion nga 8,800-26,000 lekë në muaj. Kjo gjë, i hapi rrugën alternativave ilegale, si certifikatat fiktive të vaksinimit. Faktoje arriti të komunikonte me një student, që tregon mënyrën se si e ka përfituar certifikatën e vaksinimit pa e bërë atë. Fenomenin e certifikatave fiktive ekspertët e fushës e paralajmëruan edhe në fillimet e urdhërit për vaksinim të detyruar në një artikull të Faktojes me datë 31 Gusht.

Prej ditësh studentët kanë protestuar përballë Ministrisë së Arsimit kundër vaksinimit të detyruar. Por, ndërsa viti akademik nisi me datë 18 tetor, shumë student të pavaksinuar gjetën zgjidhje tek falsfikimin e certifikatave të vaksinimit.

Ana* është studente të vitit të tretë të Bachelor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe nuk dëshiron të vaksinohet. Zgjidhjen për të hyrë në fakultet e ka gjetur duke  marrë certifikatë vaksinimit fallco. Ajo tregon për Faktojen se shtysa më e madhe që e shtyu drejt kësaj zgjidhje, ishte se donte të mbaronte bachelor-in e të mos humbiste vitin akademik.

“Nuk doja ta humbja vitin akademik, sidomos tani që jam në vit të fundit”. – shprehet Ana, ndërsa po pret të hyjë në fakultet.

Mënyrën për ta marrë certifikatën e vaksinimit Ana e tregon me detaje, por gjithmonë me kujdesin për të mos përmendur emrat se kush e ndihmoi.

“Tani secili nga ne po tenton të gjejë mënyrën e tij për të hyrë në fakultet, dikush nëpërmjet photoshop-it, falsfikimit, miqve, sepse asnjë nuk do të humbasë vitin, por nga ana tjetër nuk dëshirojnë as të bëjnë vaksinën.”- tregon Ana, ndërkohë që shtrëngon certifikatën e vaksinimit.

Studentja nga Burreli tregon që nëpër rrethe, çertifikata e vaksinimit merret më lehtë.

“Unë pasaportizimin e kam në Burrel dhe më duhet ta bëja atje dhe vaksinën, por nuk dua ta bëj, sepse mendoj që mund ta kaloj lehtë virusin se më favorizon mosha e re dhe imuniteti i fortë që kam.”

Ana tregon që si procedura i ka ndjekur të gjitha, përfshirë këtu dhe afatin kohor.

“Në dokumenta rezulton se kam marrë Astra Zenneca, kam shkuar një herë në qendrën shëndetësore jam rregjistruar sikur dua të bëj vaksinën. Fatmirësisht njihja ca persona e nuk e bëra, pastaj shkova për të marrë dozën e dytë sipas afatit kohor që ka vaksina dhe ja ku jam me certifikatën e vaksinimit në dorë.

Madje, studentja nga Burreli tregon që edhe shoqet e saj kanë bërë të njëjtën gjë.

“Nuk jam e vetmja që kam vepruar kështu, disa nga shoqet e mia kanë dhënë nga 100 Euro për të marrë certifikatën e vaksinimit e disa të tjera kanë pasur miq e si rrjedhojë e kishin më të lehtë ta merrnin.”

Fenomenin e ID fiktive ekspertët e fushës e paralajmëruan edhe në fillimet e urdhërit për vaksinim e detyruar në një artikull të Faktojes me datë 31 Gusht.

Kosto e bërjes së tamponit çdo javë

Sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të plotësosh disa kushte që të hysh në fakultet, ndër to është bërja e një tamponi çdo javë nëse je i pavaksinuar.

Ermira, studente në vit të parë të masterit shkencor shprehet që nuk dëshiron të bëjë vaksinën.

“Nuk dëshiroj të bëj vaksinën, sepse jam në moshë të re dhe nuk kemi akoma asnjë studim se çfarë efektesh anësore ka në terma kohor afatgjatë. Gjithashtu mendoj se kjo tregon dhe një dështim të Ministrisë së Shëndetësisë se detyrimi nuk ka zgjidhur asgjë në shëndetin publik. E së fundmi, vaksina nuk më mbron mua të mos infektohem, më ndihmon thjesht të mos hospitalizohem, pra gjithsesi unë mbetem një vektor transmetimi, pra argumenti kryesor i MSH që vaksinohuni që të mos infektoni të tjerët bie që këtu poshtë.”

E pyetur se cila është zgjidhja që ka menduar për të hyrë në fakultet studentja e inxhinierisë shprehet:

“Arsimimi është e një e drejtë kushtetuese, asnjë nuk mund të më ndalojë ose të më cënojë të drejtat e mia. Patjetër që unë do të mbaj maskë, dezinfektues në ambientet e fakultetit se dhe unë mund të rrezikohem e më pas të rrezikoj familjarët dhe miqtë e mi. Do bëj tampon çdo javë sipas urdhërit, por ato kushtojnë goxha për xhepin e një studenti, sidomos tani që kanë filluar të rriten përsëri çmimet e tamponëve. Kjo është zgjidhja ime, në fund të fundit jemi në një vend demokratik jo në komunizëm.”

Për të verfikuar se sa janë kostot e bërjes së tamponit çdo muaj për një student Faktoje pyeti 12 labratorët që janë të çertifikuar nga MSH për çmimet e tamponëve.

Çmimi më i lartë në treg i një PCR rezulton 6,500 lekë, pra shumëzuar për 4 javë= 26,000 lekë në muaj. Ndërsa çmimi më i ulët i PCR, është 2,200 lekë, shumëzuar për 4 javë= 8,800 lekë. E ndërsa studentët janë në dilemë për bërjen apo jo të vaksinës, edhe rektorët e universiteteve janë ndarë mes tyre për pranimin apo jo, të studentëve të pavaksinuar.

Universiteti i Korçës dhe ai i Durrësit kanë pranuar në auditore edhe studentët që nuk janë vaksinuar. Zv/rektori i këtij universitetit Artur Adili ka thënë se nuk mund t’i penalizojnë studentët që nuk janë vaksinuar, por se do t’i shtyjnë ata drejt vaksinimit.

“Në lidhje me studentët e pavaksinuar janë dy qendra vaksinimi, pjesa më e madhe e kanë marrë dozën e parë, ata të pavaksinuarit do futen duke respektuar masat anti-Covid, pra të pajisur me maskë. Me kalimin e kohës duhet të vaksinohen të gjithë, normalisht nuk i vaksinojmë dot brenda ditës dhe nuk mund t’i penalizojmë për mësimin”– tha ai.

Marrë nga Faktoje.al

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet certifikafa fiktive vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi certifikafa fiktive vaksinimi i studenteve vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra