Bota

“Vaksinimi do të nisë në 27 dhjetor”/ Kryeministri i Izraelit: Unë do të jem shembull për të tjerët

Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se të gjithë qytetarët që do të marrin vaksinën do të kenë një çertefikatë ose pasaportë për të treguar janë vaksinuar.
Featured image of article: “Vaksinimi do të nisë në 27 dhjetor”/ Kryeministri i Izraelit: Unë do të jem shembull për të tjerët Benjamin Netanyahu

IZRAEL-Kryeminisrti i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vaksinimi masiv i popullsisë do të nisë në 27 dhjetor. Në një prononcim për mediat e huaja ai tha se të gjithë qytetarët që do të marrin vaksinën do të kenë një çertefikatë ose pasaportë për të treguar janë vaksinuar dhe që të lëvizin lirishtë në qendra tregtare dhe në dyqane. Më tej, Netanyahu ka thënë se ai do jetë qytetari i parë i Izraelit që do të vaksinohet për të bindur qytetarët e Izraelit që vaksina është e sigurtë. Ndër të tjera ai tha se në fillimisht në Izrael do të shkojnë 4, 000 vaksina anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech për të filluar vaksinimin.

“Unë jam duke kërkuar që çdo qytetar izraelit të vaksinohet, dhe për ta bërë këtë, kanë kërkuar një shembull dhe unë do të jem personi i parë që vaksinohet në Izrael. Kjo do të inkurajojë vaksinimet dhe do të ndihmojë që të na kthejë shpejt në normalitet. Kushdo që merr një vaksinë do të jetë në gjendje të tregojë një certifikatë ose pasaportë që do të mundësonte hyrjen në ngjarje, qendra tregtare dhe të gjitha llojet e shërbimeve,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Izrael janë regjistruar 351,579 persona me Covid-19, ndërsa 2,937 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment