Aktualitet

Vaksinimi anti-COVID në Shqipëri, Rakacolli jep SHIFRAT: Dje dhe sot u injektuan 130 persona

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tregoi se për periudhën kohore të dy ditëve, janë vaksinuar rreth 130 bluza të bardha. 
Featured image of article: Vaksinimi anti-COVID në Shqipëri, Rakacolli jep SHIFRAT: Dje dhe sot u injektuan 130 persona Mira Rakacolli

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur lidhur me procesin e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë. 

E ftuar në emisionin “Repolitix”, Rakacolli tregoi se për periudhën kohore të dy ditëve, janë vaksinuar rreth 130 bluza të bardha. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje dhe sot janë injektuar nga rreth 130 persona. Në dijeninë time, asnjë nuk ka refuzuar që të vaksinohet. Të gjithë janë mirë, ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo,”-u shpreh zv.ministrja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment