Aktualitet

Vaksinimet plus 18, fluks i vogël te sheshi “Skënderbej”, të rinjtë refuzojnë vaksinën kineze, kërkojnë Pfizer

Disa të rinj, janë paraqitur në stendat e vaksinimit, si në sheshin “Skënderbej”, ashtu dhe në pikën tjetër të vaksinimit “Air Albania”, mirëpo nuk kanë pranuar të vaksinohen, kur kanë mësuar se vaksina që do të marrin do të jetë Coronavax.
Featured image of article: Vaksinimet plus 18, fluks i vogël te sheshi “Skënderbej”, të rinjtë refuzojnë vaksinën kineze, kërkojnë Pfizer Procesi i vaksinimit

TIRANË– Disa të rinj nuk kanë pranuar që të vaksinohen kur kanë mësuar se vaksina do të jetë Coronavax. Gazetari Erjon Skëndo raporton për ‘News24’ se fluksi i të rinjve në sheshin ‘Skëndërbej’ është shumë i vogël.

Gazetari tregoi më tej, se disa të rinj, janë paraqitur në stendat e vaksinimit, si në sheshin “Skënderbej”, ashtu dhe në pikën tjetër të vaksinimit “Air Albania”, mirëpo nuk kanë pranuar të vaksinohen, kur kanë mësuar se vaksina që do të marrin do të jetë Coronavax.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duhet të jeni mbi 18-vjeç! Ditë e hapur për vaksinimin, mbi 19 mijë qytetarë aplikojnë për dozën e parë anti-Covid

(a.b)/dosja.al

Shto Koment