Sport

“Vaksinim i detyrueshëm për lojtarët”! Drejtuesit e Premier League vendosin veton, bëjnë “lëmsh” merkaton

Prandaj, jo vetëm tifozët për të ndjekur ndeshjet, por edhe vetë protagonistët e fushës së lojës, janë të detyruar për të përmbushur detyrimin e vaksinimit deri më datë 1 tetor.
Featured image of article: “Vaksinim i detyrueshëm për lojtarët”! Drejtuesit e Premier League vendosin veton, bëjnë “lëmsh” merkaton Premier League

ANGLI-Premier League ka marrë një qendrim zyrtar, të gjithë lojtarët dhe stafi që duan të jenë pjesë e kampionatit 2021/22 që fillon në muajin gusht duhet të kenë marrë dozën e dytë të vaksinës.Prandaj, jo vetëm tifozët për të ndjekur ndeshjet, por edhe vetë protagonistët e fushës së lojës, janë të detyruar për të përmbushur detyrimin e vaksinimit deri më datë 1 tetor.

Kushdo midis lojtarëve dhe stafit që nuk ka marrë të paktën dozën e parë do të duhet ta bëjë këtë brenda dy javëve të ardhshme.Disa lojtarë kanë refuzuar- shkruan Daily Mail – edhe nëse ende nuk është dhënë një tregues i qartë mbi mundësinë dhe metodat, por ky pozicion ose detyrimi i vaksinimit për protagonistët mund të hapë hipotetikisht gjithashtu skenarë të rinj në merkato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një shembull vjen nga Kanada, ku Montreal CF u detyrua të shesë sulmuesin Eric Hurtado vetëm shtatë muaj pas blerjes sepse lojtari nuk ishte i gatshëm të vaksinohej. Nëse edhe lojtarët e Premier League që nuk duan të vaksinohen do të duhet të shiten nuk dihet ende, por sigurisht që mund të bëhet një armë në duart e lojtarëve dhe veçanërisht agjentëve për të forcuar pozitën e tyre

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment