BotaKuriozitete

ZYRTARE! E thonë shkencëtarët kinezë, vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në prill, ajo nga SHBA-të po testohet

Edhe pse do të duheshin të paktën 12-18 muaj për të siguruar që vaksinat janë të sigurta për publikun e gjerë, sipas ligjit kinez, ato mund të vendosen më herët në përdorim urgjent në rast të ndonjë emergjence shëndetësore. 
Featured image of article: ZYRTARE! E thonë shkencëtarët kinezë, vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në prill, ajo nga SHBA-të po testohet Foto ilustruese

KINË- Zyrtarët kinezë thonë se ata do të mund të kenë gati për muajin tjetër një vaksinë për koronavirusin, sapo ajo të kryejë edhe provat e nevojshme klinike.

Tetë institucione në vend janë duke punuar në pesë versione të ndryshme vaksinash për COVID-19, ndërkohë që deri më tani pandemia ka infektuar 118,000 persona dhe ka vrarë të paktën 4,200 persona në të gjithë botën.

“Sipas vlerësimeve tona, ne kemi shpresë se në prill disa nga vaksina do të përdoren në situata emergjente,”-tha Zheng Zhongëei, drejtor i Qendrës së Shkencës dhe Teknologjisë së Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Edhe pse do të duheshin të paktën 12-18 muaj për të siguruar që vaksinat janë të sigurta për publikun e gjerë, sipas ligjit kinez, ato mund të vendosen më herët në përdorim urgjent në rast të ndonjë emergjence shëndetësore. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë puna po vijon edhe në SHBA, ku kompania e bioteknologjisë me bazë në Massachusetts Moderna Inc. dërgoi vaksinën e saj pranë Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për të filluar eksperimentet.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment