Bota

Lajm i mirë/Shkencëtarët: Vaksina do të zhvillohet, Covid-19 nuk pëson mutacione

Ky stabilitet relativ është një lajm mirë për Shkencëtarët pasi ata synojnë të krijojnë një vaksinë me efektepozitive dhe afatëgjata.
Featured image of article: Lajm i mirë/Shkencëtarët: Vaksina do të zhvillohet, Covid-19 nuk pëson mutacione Foto Ilustruese

WASHINGTON– Shkencëtarët që po merren me studimin e kodit gjenetik të patogjenit të ri kanë thënë se koronavirusi nuk pëson mutacione të theksuara nga njëri person tek tjetri. Ky stabilitet relativ është një lajm mirë për shkenctëtarët  pasi ata synojnë të krijojnë një vaksinë me efekte pozitive dhe afatëgjata.

Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës, akumulojnë mutacione teksa riprodhohen brenda qelizave të një njeriu të vetëm dhe më pas përhapen në shumicën e popullësisë. Ndërsa disa nga këto mutacione i mbijetojnë përzgjedhjes natyrore.

Ky virus duket njëlloj kudo dhe nuk dihet se cilat janë disa versione që mund të dallohet nëse është më vdekjeprurëse se të tjerët.

Peter Thielen, gjeneticist molekular në Johns Hopkins University Applied Physics që po studion virusin ka thënë se shkencarët po studiojnë më shumë se 1000 mostra të virusit,
Versioni i virusit që u përhap në Ëuhan dhe versioni që u përhap në Shtetet e Bashkuara janë të ndryshëm pasi mes tyre janë katër deri në dhjetë dallime gjenetike, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël mutacionesh në një virus që ka prekur një numër të madh njerëzish,” tha Thielen.

Aktualisht, po zhvillohen një sërë vaksinash për Covid-19, por sipas ekspertëve duhen të paktën 12-18 muaj para se të përdoren gjerësisht.

Burimi; Thehill

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment