Bota

Vaksina kundër Covid-19/ Kryeministri italian, Giuseppe Conte merr vendimin e papritur kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca: Kanë shkelur marrëveshjen! 

Mësohet se ndër të tjera ai ka thënë se ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. 
Featured image of article: Vaksina kundër Covid-19/ Kryeministri italian, Giuseppe Conte merr vendimin e papritur kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca: Kanë shkelur marrëveshjen!  Giuseppe Conte

ITALI- Kryeministri italian Giuseppe Conte, së fundmi ka paralajmëruar se do të hapë procese gjyqësore për kompanitë Pfizer dhe AstraZeneca. Sipas mediave të huaja, ky veprim i papritur i Kryeministrit, vjen pasi kompanitë kanë vonuar dërgesat e vaksinave kundër koronavirusit në Itali.

Mësohet se ndër të tjera ai ka thënë se ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

“Pfizer-Biontech ka komunikuar një ngadalësim në shpërndarjen e dozave të programuara në vendet e BE dhe penalizon vendet që, si Italia janë të detyruara të ngadalësojnë vaksinimin. Nëse do të konfirmohej reduktimi prej 60% i dozave që do të shpërndahen në tremujorin e parë, kjo do të thotë se 3.4 milion doza do të dorëzohen në Itali në vend të 8 milion dozave. Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali, kanë humbur jetën 85,162 persona, sakaq janë infektuar 2,455,185 të tjerë.

(a.k.dosja.al) 

Shto Koment