Bota

Vaksina kundër Covid-19/ Bill Gates: Të përdoret për njerëzit që kanë nevojë, jo për atë që ofron para

Gates tha se përpjekjet e filluara dy dekada më parë për të luftuar krizën globale të HIV / AIDS , në të cilët u bashkuan të gjitha vendet e botës përfshirë dhe Afrikën, mund të shërbejnë si një model  në mënyrë që ilaçet COVID-19 të jenë gjerësisht të arritshme.
Featured image of article: Vaksina kundër Covid-19/ Bill Gates: Të përdoret për njerëzit që kanë nevojë, jo për atë që ofron para Bill Gates

SHBA-Miliardieri Bill Gates ka bërë thirrje ditën e sotme që  ilaçet dhe vaksina kundër Covid-19 duhet të vihet në dispozicion të vendeve dhe njerëzve që  kanë më së shumti nevojë, jo për atë që ofron më shumë para. Ndër të tjera ai ka shtuar se në këtë situatë vendet kanë nevojë për udhëheqës që veprojnë drejt.

“Nëse do të lejojmë që ilaçet dhe vaksinat të blihen nga ata që kanë para, në vend që të shpërndahen te njerëzit dhe vendet ku është më e nevojshme do të kemi një pandemi  që do të zgjasë, do të jetë padrejtë, dhe më vdekjeprurëse. Ne kemi nevojë për udhëheqës të drejtë  që të marri vendime të vështira për shpërndarjen e vaksinës  bazuar në kapitalin e tyre.” tha Gates.

Gates tha se përpjekjet e filluara dy dekada më parë për të luftuar krizën globale të HIV / AIDS , në të cilët u bashkuan të gjitha vendet e botës përfshirë dhe Afrikën, mund të shërbejnë si një model  në mënyrë që ilaçet COVID-19 të jenë gjerësisht të arritshme.

“Një nga mësimet më të mira në luftën kundër HIV / AIDS është rëndësia e ndërtimit të këtij sistemi të madh, të ndershëm global për shpërndarjen e ilaçeve për të gjithë,” tha Gates.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisioni Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë  kanë paralajmëruar për  një ‘konkurs” jo të ndershëm në shpërndarjen e vaksinave, ndërsa disa zyrtarë në Uashington kanë treguar që ata do t’i jepnin përparësi banorëve të SHBA.

Burimi:Ruters 

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment