Bota

Vaksina kundër Covid-19/ Anthony Fauci optimist: Do të jetë gati vitin e ardhshëm, provat e para  kanë nisur

Ai siguroi ligjvënësit që të gjitha masat e sigurisë do të merren nga FDA përpara se vaksina të vihet në dispozicion të popullsisë, duke inkurajuar të gjithë amerikanët të marrin vaksinën.
Featured image of article: Vaksina kundër Covid-19/ Anthony Fauci optimist: Do të jetë gati vitin e ardhshëm, provat e para  kanë nisur Anthony Fauci

SHBA-Ditën e djeshme eksperti më i larë i sëmundjeve në Amerikë Anthony Fauci përpara një komisioni të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve  tha se  vaksina nuk do të vihet në dispozicion menjëherë. Ai tha se një vaksinë kundër Covid-19 mund të mos jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët menjëherë, por në faza. Ai siguroi ligjvënësit që të gjitha masat e sigurisë do të merren nga FDA përpara se vaksina të vihet në dispozicion të popullsisë, duke inkurajuar të gjithë amerikanët të marrin vaksinën.

Fauci shprehu optimizëm “të kujdesshëm” rreth asaj nëse vaksina do të ishte në dispozicion, veçanërisht deri vitin e ardhshëm.

“Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë. Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë. Por “përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë” tha Fauci, duke iu referuar vaksinës.

Eksperti i sëmundjes infektive tha se 30,000 individë kanë filluar të regjistrohen në provën klinike të parë të Fazës 3 të një vaksine që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fauci ka thënë ka thënë se fëmijët duhet të kthehen në shkollë dhe në të njëjtin mendim ka qenë dhe Redfield i cili tha se shkollat ​​duhet të rihapin këtë vjeshtë, duke shtuar se mbyllja e shkollave mund të rezultojë në “pasoja të shëndetit publik”.

Ndër të tjera eksperti i shëndetësisë tha se plani strategjik i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë është i përqendruar në katër pika kryesore që lidhen me Covid-19. Ato janë: përmirësimi i njohurive themelore të virusit, zhvillimi i diagnostikimit, testimi i terapive dhe zhvillimi dhe testimi i vaksinave.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment