Aktualitet

Vaksina kineze në Shqipëri/ Alimehmeti: S’ka të dhëna të plota. Koni pyet Rakacollin: A e keni verifikuar?

Mjeku Aliahmeti thotë se duhen pritur tashmë shifrat se çfarë efikasiteti jep kjo vaksinë në grupmosha të ndryshme.
Featured image of article: Vaksina kineze në Shqipëri/ Alimehmeti: S’ka të dhëna të plota. Koni pyet Rakacollin: A e keni verifikuar? Pamje nga emisioni

Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar çështja e vaksinës kineze Sinovac me të cilën ka filluar vaksinimi masiv në Shqipëri. Mjeku Alimehmeti thotë se të dhënat nuk janë të plota për këtë vaksinë, pasi ka të dhëna vetëm për dy fazat e para.

Ai thotë se duhen pritur tashmë shifrat se çfarë efikasiteti jep kjo vaksinë në grupmosha të ndryshme.

‘’Jo skepticizëm, ndoshta është keqkuptuar. Të dhënat nuk janë të plota. Ka të dhëna shumë të miar për fazën e parë dhe të dytë, fazën e tretë e bëri në vende të tjera, duke qenë që s’kishte raste. Në Emirate bëri 30 mijë, në Brazil numri i personave ishte i vogël, dhe nuk jepte dot fuqinë statistikore. Brazili ndoshta ka variant brazilian, plus klimë krejt tjetër. Ndërkohë që po dëgjoni, zëdhënësin e Komisionit Shëndetësor të Kinës flet, po grumbullohen shifrat dhe po presim e do të mendojmë si do të bëhet vaksinimi masiv që deri në qershor. Nëse në disa grupmosha është më efektive, tek 50.4%. Kjo është mbi 50%, por jo për të gjitha grupmoshat, presim për të dhënat. Efektivitetin e vaksinës nuk duhet ta masim. Do ta masim tek shtrimet në spital, vdekjet. Për efekt kohe, që s’ka mjaftuar koha për ta studiuar. Nuk është studiuar mjaftueshëm, kemi ngelur tek hapi i parë, efektiviteti. Por të gjitha vaksinat po tregojnë se fazën e rëndë e godasin. Prandaj s’ka ndonjë rëndësi. Por duke qenë një person që bazohet tek shifrat, ato shifra duhet të diskutohen. Që të logjikohet kjo, si për Astrën, të dhënat flasin qartë që do lirohen. Edhe kur u bllokua nga EMA isha i qartë që do lirohej. Duhet parë tek shifrat. Për momentin janë deklarata, kompanitë kanë refuzuar, dhe Këshilli Kombëtar i Kinës ka dhënë një deklaratë më 21 mars.’’- tha Alimehmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër mjeku Koni thotë se për vaksinën kineze nuk duhej pritur miratimi i EMA, por pyet Rakacollin nëse a e ka verifikuar ISHP vaksinën kineze apo informacionet që kanë ardhur prej saj.

‘’Sa i përket vaksinës kineze nuk duhet pritur EMA. Arsye të caktuara gjeopolitike refuzohen vaksinat. Na thonë që për të ardhmen e një vaksinë jo domosdoshmërisht duhet të ketë certifikim. Ne në ISHP kemi stafin e mjaftueshëm. Pyetja ime është, ISHP në rastin që erdhën këto vaksina ka marrë ndonjë informacion paraprak, a e keni verifikuar?’’– tha Koni.

Marrë nga BW

Shto Koment