Bota

Vaksina kanadeze anti-COVID stimulon anti-trupa në 100% në provën fillestare

Kompania me qendër në Quebec ka thënë se në rezultatet e para të një prove klinike të Fazës 1 të provës ka  një përgjigje premtuese. Provat klinike të fazës 1 përfshijnë rreth 100 vullnetarë. Qeveria kanadeze porositi 76 milionë doza të vaksinës, nëse do të jetë efikase dhe siguroi 173 milionë dollarë për kërkimet në “Medicago”
Featured image of article: Vaksina kanadeze anti-COVID stimulon anti-trupa në 100% në provën fillestare Foto ilustruese

KANADA– Kompania kanadeze e ilaçeve “Medicago”, ka lajmëruar se ka zhvilluar një vaksinë, që stimulon përgjigjet imune të antitrupave dhe qelizave kundër COVID-19 në 100% të pjesëmarrësve në provë.

Sipas mediave të huaja, kompania me qendër në Quebec ka thënë se rezultatet e para të një prove klinike të Fazës 1  janë premtuese. Prova, në të cilat janë përfshirë edhe  rreth 100 vullnetarë.

“Ato janë edhe më të mira nga sa e kishim shpresuar. Kur flasim për neutralizimin e përgjigjeve, themi se është mjaft e jashtëzakonshme, veçanërisht kur krahasohet me një subjekt të shëruar nga sëmundja,”- ka thënë Nathalie Landry, zëvendëspresidente për Çështjet Shkencore dhe Mjekësore të Medicago.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria kanadeze porositi 76 milionë doza të vaksinës, nëse do të jetë efikase dhe siguroi 173 milionë dollarë për kërkimet në “Medicago”

(k.a/dosja.al)

Shto Koment