BotaKuriozitete

Më në fund një lajm i mirë/ Shkencëtarët hedhin hapin galopant, izolojnë koronavirusin në laborator, optimistë se shumë shpejt gjendet vaksina

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, Universiteti i Torontos dhe Universiteti McMaster ishin në gjendje të izolonin e të kopjonin virusin në një laborator duke përdorur mostrat e marra nga dy pacientë kanadezë.
Featured image of article: Më në fund një lajm i mirë/ Shkencëtarët hedhin hapin galopant, izolojnë koronavirusin në laborator, optimistë se shumë shpejt gjendet vaksina Dr. Robert Kozak, Dr. Samira Mubareka, Dr. Arinjay Banerjee

KANADA– Një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, Universiteti i Torontos dhe Universiteti McMaster ishin në gjendje të izolonin e të kopjonin virusin në një laborator duke përdorur mostrat e marra nga dy pacientë kanadezë.

Kopjet e rritura në laborator tani do të jenë në gjendje të ndihmojnë shkencëtarët të studiojnë patogjenin në mënyrë që të testojnë edhe vaksinën e tek ai.

Tani që kemi izoluar virusin SARS-CoV-2 [agjentin përgjegjës për COVID-19], ne mund ta ndajmë gjenetikën e tij me studiues të tjerë për të gjetur sa më shpejt vaksinën,“-tha Dr. Arinjay Banerjee.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, tetë institute në Kinë janë duke punuar në pesë opsione vaksinash në përpjekje për të luftuar COVID-19. Zyrtarët kinezë premtojnë se vaksina mund të jetë gati për provën klinike muajin tjetër.

Deri më tani covid-19 ka infektuar më shumë se 137,000 njerëz në të paktën 117 vende të botës duke shkaktuar më shumë se 5,000 vdekje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment