Aktualitet

“Për pak ditë e testojmë tek kafshët”, Australia ka gati vaksinën kundër koronavirusit

Gjithsesi, nuk duhet të entuziasmohemi, pasi na duhet ende të preism për të parë se di të reagijë tek kafshët. Pas kësaj prove, nëse vaksina nuk rezulton një dështim do të futet mes njerëzve dhe do të jetë shpëtimi i globit.
Featured image of article: “Për pak ditë e testojmë tek kafshët”, Australia ka gati vaksinën kundër koronavirusit Stidentet e univesritetit
Përditësuar:

AUSTRALI– Australia ka pothuajse në dorë vaksinën e parë kundër koronavirusit dhe vetëm pas pak ditësh do të testohet për herë të parë tek kafshët. “Abc.net”, shkruan se universiteti i Queenslands në Australi është ai që e ka bërë gati këtë vaksinë dhe pritet që të ketë një efekt ndaj këtij virusi që ka vrarë më shumë se 2 mijë e 500 në të gjithë botën .

Gjithsesi, nuk duhet të entuziasmohemi, pasi na duhet ende të preism për të parë se di të reagijë tek kafshët. Pas kësaj prove, nëse vaksina nuk rezulton një dështim do të futet mes njerëzve dhe do të jetë shpëtimi i globit.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment