Bota

Vaksina e Oksfordit ndali studimin e vaksinës/ “Kambanë alarmi”, OBSH: E rëndësishme është siguria e saj

OBSH ka deklaruar mëngjesin e sotëm se parimi i parë dhe më i rëndësishëm që kompanitë duhet të kenë parasysh në krijimin e një vaksine, është siguria e saj.
Featured image of article: Vaksina e Oksfordit ndali studimin e vaksinës/ “Kambanë alarmi”, OBSH: E rëndësishme është siguria e saj Kreu i OBSH.

GJENEVË– Kompania AstraZeneca, ndali përkohësisht studimin e vaksinës kundër koronavirusit, pasi një sëmundje e pashpjegueshme u shfaq te njëri prej pjesëmarrësve në eksperiment. OBSH ka deklaruar mëngjesin e sotëm se parimi i parë dhe më i rëndësishëm që kompanitë duhet të kenë parasysh në krijimin e një vaksine, është siguria e saj.

Por ndalimi i testimeve të vaksinës nga kompania “AstraZeneca” ka bërë që OBSH ta quajë një “këmbanë alarmi”, pasi situata është e vështirë e ditë pas dite po vdesinme mijëra njerëz nga koronavirusi.

“Për shkak se një vaksinë na duhet shpejt, nuk do të thotë të fillojmë të bëjmë kompromise. Procesi ende duhet të ndjekë rregullat e lojës. Për ilaçet dhe vaksinat që u jepen njerëzve, duhet të testoni sigurinë e tyre, para së gjithash.”- ka thënë kreu i OBSH.

“Kjo është një thirrje për t’u zgjuar se ka ulje dhe ngritje në testet klinike dhe se ne duhet të jemi të përgatitur. Ne nuk duhet të demoralizohemi. Këto gjëra ndodhin.”- ka thënë Soumya Sweaminathan në një konferencë virtuale nga Gjeneva.

“Është një garë kundër këtij virusi dhe është një garë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Nuk është një garë midis kompanive dhe nuk është një garë midis vendeve,” shtoi shefi i urgjencave të OBSH Mike Ryan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pamje të parë, ndalimi i studimit të vaksinës, mund të duket alarmante. Por ngjarje të tilla nuk janë të padëgjuara. Ekipi i Oksfordit e përshkruan atë si rutinë. Por kjo është hera e dytë që ka ndodhur me provën e vaksinës të Universitetit të Oksfordit dhe AstraZeneca që kur vullnetarët e parë u imunizuan në prill.

Ekipi i Universitetit të Oksfordit beson se ky proces tregon se ata janë të përkushtuar për sigurinë e vullnetarëve.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment