BotaKuriozitete

Vaksina e Novavax jep efekte pozitive/ 131 vullnetarët e fazës së parë zhvilluan antitrupa pas injektimit të vaksinës kundër Covid-19

Sipas studimit në testim për të zbuluar efektet që jep vaksina kundër Covid-19 morën pjesë  131 vullnetarë të cilët nuk vuanin nga sëmundje të tjera.
Featured image of article: Vaksina e Novavax jep efekte pozitive/ 131 vullnetarët e fazës së parë zhvilluan antitrupa pas injektimit të vaksinës kundër Covid-19 Kompania Novax

SHBA– Ndërmarrja bioteknike Novavax, ka publikuar rezultatet pozitive nga studimet e fundit të cilat tregojnë se vaksina kundër Covid-19 është efektive dhe e sigurtë.

Sipas studimit në testim për të zbuluar efektet që jep vaksina kundër Covid-19 morën pjesë  131 vullnetarë të cilët nuk vuanin nga sëmundje të tjera. Vullnetarët ishin të moshës të rritur të 18-59 vjeç të cilët morën dy doza të vaksinës. Vaksina shkaktoi gjithashtu reagim të qelizës T te 16 vullnetarë.

Mediat e huaja kanë rapotuar se studiesit thanë që vullnetarët të cilët morën vaksinën zhvilluan antitrupa neutralizuese që ndihmojnë në luftën kundër SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Novavax kohët e fundit mori 1.6 milion dollarë nga qeveria federale nën Operacionin Warp Speed, një program federal që synon prodhimin e një vaksine të qëndrueshme të koronavirusit për njerëzit në mbarë botën.

Normalisht duhen vite për të krijuar një vaksinë të re nga e para, por shkencëtarët po mundohen që të shpëtojnë me zbulimin a vaksinës kundër Covid-19, pasi vetëm shpikja e saj do të mund të shpëtonte botën nga Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve globalisht nga koronavirusi u rrit në 18.6 milionë dhe deri më tani janë raportuar 702 mijë viktima.

Burimi: fox10phoenix.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment