
IRAN- Kreu i njësisë qeveritare për luftën kundër koronavirusit në Iran, Alireza Zali, ka treguar se vaksina antiCovid e prodhuar në vend, e cila është bërë falë përpjekjeve të ekspertit dhe shkencëtarit bërthamor Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra dy ditë më parë, do të mbajë emrin e tij.
“Vaksina do të marrë emrin e “Martirit Fakhrizadeh” në kujtim të shkencëtarit” – ka thënë ai.
Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi, shkencëtari Iranian që njihej si ‘babai i bombës iraniane’ ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati. Përpjekjet për ta shpëtuar atë në spital dështuan. Truproja dhe anëtarët e familjes së tij gjithashtu u plagosën. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat iraniane dhe më pas Ministria e Mbrojtjes së Iranit.
(k.a/dosja.al)