Sociale

Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm, fëmijët e pavaksinuar më të rrezikuar

Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të autizmit, madje edhe tek fëmijët që janë në rrezik të lartë për shkak se ata kanë një vëlla ose motër me çrregullime, sugjeron një studim danez.
Featured image of article: Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm, fëmijët e pavaksinuar më të rrezikuar Foto ilustruese.

Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët që nuk kishin vaksina fëmijërore kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me autizëm sesa fëmijët që e kishin kryer vaksinimin e rekomanduar.

Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të autizmit, madje edhe tek fëmijët që janë në rrezik të lartë për shkak se ata kanë një vëlla me motrën me çrregullim, sugjeron një studim danez.

Shqetësimet për një lidhje të mundshme ndërmjet vaksinës MMR dhe autizmit kanë vazhduar për dy dekada, pasi një letër e diskutueshme dhe përfundimisht e tërhequr në vitin 1998 pretendonte se kishte një lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre. Frika për rrezikun ka peshuar shumë tek prindërit, në disa komunitete anembanë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në studimin aktual, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat për 657,461 fëmijë. Gjatë kësaj kohe, 6.517 fëmijë u diagnostikuan me autizëm.

Fëmijët që morën vaksinën MMR kishin 7% më pak gjasa për të zhvilluar autizëm sesa fëmijët që nuk u vaksinuan, raportuan hulumtuesit e Mjekësisë së Brendshme.

“Prindërit nuk duhet të shmangin vaksinën, nga frika për autizëm”, tha autori i studimit, Dr. Anders Hviid.

“Rreziqet e mos vaksinimit përfshijnë një rigjallërim të fruthit,e ne po  shohim shenjat e sotme se sip o evoluon kjo sëmundje,”-shtoi Dr. Anders Hviid.

Njerëzit me fruthi, mund ta përhapin virusin për disa ditë përpara dhe pas shfaqjes së shenjave të kësaj semundjeje.

Virusi mund të jetojë deri në dy orë në sipërfaqe ku një person i infektuar kollitet ose teshtin. Njerëzit mund të infektohen duke marrë frymë ose duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe pastaj duke prekur sytë, hundën ose gojën.

Vetëm një ulje prej 5%, në mbulimin e vaksinimit, mund të trefishojë rastet e fruthit në komunitet, thonë studiuesit.

Hulumtuesit kanë studiuar lidhjen midis vaksinës MMR dhe autizmit, në një grup gjithëpërfshirës të të gjithë fëmijëve të lindur në Danimarkë, në nënat lindëse nga viti 1999 deri në vitin 2010. Ata ndjekën fëmijët nga mosha një deri në fund të gushtit 2013.

Në përgjithësi, 95% e fëmijëve në studim morën vaksinën.                   

Fëmijët me vëllezërit e motrat autike kishin më shumë se shtatë here, gjasa të diagnostikoheshin me autizëm sesa fëmijët pa këtë histori familjare, zbuloi studimi.

Ndërsa djemtë kishin katër herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me autizëm sesa vajzat.

Dhe, fëmijët që nuk kishin vaksinime në fëmijëri kishin 17% më shumë të ngjarë të diagnostifikoheshin me autizëm sesa fëmijët që kishin marrë vaksinat e rekomanduara.

Simptomat e hershme të autizmit mund të ndryshojnë, por mund të përfshijnë sjellje të përsëritura si rrahja e dorës ose lëkundja e trupit, rezistenca ekstreme ndaj ndryshimeve në rutinë dhe nganjëherë agresioni ose vetë lëndimi. Sjellja, edukimi, gjuha dhe terapitë mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave të autizmit në disa fëmijë.

Një tjetër pengesë është që, për disa fëmijë të kenë autizëm të padiagnostikuar përpara marrjes së vaksinës MMR, e cila mund të bëjë që vaksina MMR të shfaqet e lidhur me autizmin, kur në të vërtetë nuk është e lidhur, thonë autorët e studimit. Është gjithashtu e mundur që fillimi i simptomave të autizmit mund të çojë prindërit të kalojnë vaksinën.

Megjithatë, studimi shton një numër të madh të provave që tregojnë se vaksinat nuk shkaktojnë autizëm.

Marrë dhe përshtatur nga: News

(R.L/Dosja.al)

 

 

Shto Koment