Aktualitet

Vaksina antiCovid, zv/ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla: Shqipëria nis procesin më 30 mars, do marrim 1 mln e 400 mijë doza

Në një intervistë për Report TV, Nikolla tha se Shqipëria është një vend i vogël dhe e ka problem kontaktin me kompani shumë të mëdha si Moderna apo Pfizer, kështu që do të mbetet tek kompanitë e lidhura me COVAX.
Featured image of article: Vaksina antiCovid, zv/ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla: Shqipëria nis procesin më 30 mars, do marrim 1 mln e 400 mijë doza Albert Nikolla

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka garantuar se vaksinimi në Shqipëri do të nisë brenda datës 30 mars. Në një intervistë për Report TV, Nikolla tha se Shqipëria është një vend i vogël dhe e ka problem kontaktin me kompani shumë të mëdha si Moderna apo Pfizer, kështu që do të mbetet tek kompanitë e lidhura me COVAX.

Nikolla shtoi se Shqipëria ka paguar dhe se do të marrë 1 mln e 400 mijë doza vaksinash për të nisur me procesin më datë 30.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Portofoli i COVAX përmban 9 kompani, 4 nga SHBA, 1 gjermane, 1 britanike, 1 austrialiane dhe 1 kineze. Është një aktivitet i rëndësishëm dhe ka qasje nga shumë kompani. Në tremujorin e parë do sigurohen 900 mln vaksina. Ne kemi paguar për vaksinën dhe do marrim vaksinat 1 mln e 400 mijë. Vetëm pas përfundimit të marrëveshjes dhe shpalljes nga EMA do të përdoret vaksina. Nuk kemi një datë ekzakte por është e sigurt që vaksina do të fillojë brenda 30 marsit. Ne jemi paralel me vendet e tjera. E gjitha qeveria, nëpërmjet kontakteve që ka, do të kemi burime vaksinash dhe nga vendet europiane. Duke qenë një vend i vogël ne e kemi problem kontaktin me kompani shumë të mëdha si Moderna apo Pfizer. Ne jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë për pak vaksina. Ne kemi kontaktuar shumë vende që kemi marrëdhënie të mira për të marrë një sasi vaksinash. Ne do ta fillojmë patjetër vaksinën në fillim të vitit të ardhshëm,”- tha Nikolla.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment