Bota

Vaksina anti-Covid mund të marrë miratimin brenda disa ditësh, Britania e Madhe nis fushatë me njerëzit e televizionit për të ndërgjegjësuar popullin në lidhje me efektivitetin e saj

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë thënë se për të bërë përgjënjeshtrimet për vaksinën anti-Covid janë ftuar mjekë me influencë dhe shumë personazhe të njohur.
Featured image of article: Vaksina anti-Covid mund të marrë miratimin brenda disa ditësh, Britania e Madhe nis fushatë me njerëzit e televizionit për të ndërgjegjësuar popullin në lidhje me efektivitetin e saj Foto Ilustruese

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të gjithë njerëzit që kanë frikë që të injektohen me vaksinën anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë thënë se për të bërë përgënjeshtrimet për vaksinën anti-Covid janë ftuar mjekë me influencë dhe shumë personazhe të njohur.

Deri tani asnjë i famshëm nuk e ka pranuar ftesën e qeverisë britanike, por sipas sondazheve të kryera anëtarët e familjes Mbretërore dhe futbollisti Marcus Rashford do të ishin idealë për të postuar mesazhe poztive në lidhje me vaksinën anti-Covid.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fushata e qeverisë britanike ka ardhur pasi një sondazh tregoi se numri i personave që do të bënin vaksinën ra me 6.4% pas teorive konspirative që dëgjuan në lidhje efektet e kësaj vaksine.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment