Politike

Vaksina anti-COVID, Basha tregon diskutimet me Di Maion: I kërkova ndihmë, s’kemi marrë masat e nevojshme

VIDEO
Basha në një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me ministrin ka thënë se Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme.
Featured image of article: Vaksina anti-COVID, Basha tregon diskutimet me Di Maion: I kërkova ndihmë, s’kemi marrë masat e nevojshme Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio i ka premtuar se vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj COVID-19. Basha në një deklaratë për mediat pas takimit që ka zhvilluar me ministrin ka thënë se Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme. Më tej lideri i opozitës ka shtuar se masat e marra në Shqipëri janë të pamjaftueshme që të sigurohet një sasi më e gjerë dhe më shpejt e vaksinës.


”Sapo kam patur një takim jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm me Di Maio. E falenderova për ndihmën nga Italia. I kërkova në veçanti ndihmë sa i përket vaksinës anti-COVID. I shpjegova se masat në Shqipëri janë të pamjaftueshme nga hedhja në treg e vaksinës. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova të bëjë gjithçka që Italia fqinje e mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësorr dhe qytetarët në vaksinat e reja anti-COVID që po zhvillohen. Shpresoj do jenë të gatshmë në muajt në vijim.
Do ndaj me kënaqësi të madhe zotimin e Di Maio në emër të qeverisë Italiane për të ndihmuar në këtë drejtim. Duke filluar nga personeli shëndetësor me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për Italinë. Me thënë të drejtën ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm. Qeveria ka bërë një rezervim për COVAX, një instrument i OBSH, rezervimi financiar është i pamundur për më shumë se 20%. Vendet e vogla me mundësi më të pakta do mbeten ën fund të radhës. Një prej mënyrave është për t’iu drejtuar Italisë, dhe për t’i kërkuar që mos harrojë motrën e vogël Shqipërinë. Një pjesë të mirë të diskutimit të sotëm me ministrin Di Maio e kam bërë për këtë çështje. Dua ta falenderoj publikisht. E dyta ka të bëjë me integrimin europian. Shqipëria rrezikon sepse detyrat nuk janë realizuar. Vendi s’ka ende Gjykatë Kushtetuese e të Lartë funksionale. Po ashtu BKH ka një drejtues por jo staf funksional. SPAK s’po jep rezultate. Rruga për të dalë ngakriza politike Reforma në Drejtësi u arrit dhe u shkatërrua. Problem i madh. Me këtë akt siç e kam thënë Rama de-facto i mbyll për herë të shtatë derën e Europës. Opozita, PD dhe unë jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në këto muaj, dhe pas 25 prilli një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do investohet drejtpërdrejt për të rikuperuar këto 7 vite, që janë dhe shans i humbur për shqiptarët pasi të jesh në negociata përfiton fonde për të papunët, infermierët, europiane shumica në formë grantesh që Shqipëria dhe shqiptarët nuk i përfitojnë sepse Rama bllokon integrimin europian të Shqipërisë. Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, e sigurova Di Maion se qeveria e PD është një forcim i marrëdhënieve dypalëshe që kanë vuajtur nga mungesa e vëmendjes dhe shterimi i energjive për të luftuar trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit e krimit të organizuar. Kemi avantazhe sepse e dimë që një pjesë e prodhimit të brendshëm në Itali vjen nga Shqipëria. Do të ketë një platformë apo avokat për zhvillim ekonomik.”- tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.k.dosja.al)

Shto Koment