Politike

Vakancat në ‘Kushtetuese’, Balla: Deri në janar do zgjedhim dhe anëtarin e tretë, brenda Krishtlindjeve mbyllim Reformën Zgjedhore (VD)

Taulant Balla mbajti një fjalë në takimin e PS në Parkun Olimpik “Ti zgjedh”, ku edhe foli për mënyrat se si do të zgjidhen delegatat e Kongresit.

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla mbajti një fjalë në takimin e PS në Parkun Olimpik “Ti zgjedh”, ku edhe foli për mënyrat se si do të zgjidhen delegatat e Kongresit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PS sepse ne kemi treguar që jemi e vetmja fuqi ndryshimi. Ne sapo kemi filluar implementin e një risie në politikë, që janë të paktë ata që e bëjnë, kjo për t’i mundësuar organizatave tona për tu drejtuar nga një grua dhe një burrë. Jemi të 5 në botë për nr e grave në qeveri, kjo është një gjë shumë e mirë. Një nga objektivat tona është barazia gjinore që të mos mbetet vetëm në letra. Në këto zgjedhje do kemi 4 forma të mundshme votimi: do të jenë 362 qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë. Suksesi i gjithë këtij procesi ka një rëndësi për vazhdimin e mandatit tonë dhe për fitoren në qershor në 2021. Tani PS ka nevojë për riorganizim, dhe të bëjmë ndryshime aty ku është e nevojshme. Nuk quhet e kryer puna jonë vetëm me 16 nëntor, duhet të vazhdojmë më tej. Duhet ta thellojmë statutin e barazisë gjinore, duhet të shkojmë me 50 përqind burra e gra”, tha ai.

Balla tha më tej se pavarësisht se Shqipëria nuk mori dot vendim pozitiv për negociatat, por megjithatë po vijon punën për plotësimin e kushteve të Bundestagut.

“Të hënën mbyllim vakancat në gjykatën Kushtetuese, pra do zgjidhen 2 të tillë, deri në janar do zgjidhet i 3, brenda Krishtlindjeve mbyllim edhe paketën e reformës zgjedhore. Duhet të ndryshojmë rregullat sa i përket financimit të Partive. Si prsh një parti ka falsifikuar dokumentat për financimin e partisë, prandaj rregullat duhen ndryshuar”, tha Balla.

Partia Socialiste ka organizuar takimin ‘Ti Zgjedh’ me strukturat e saj në të gjithë vendin për t’u përgatitur për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment