Kulture

Vajzaaa doli! Publikohet traileri i “Once Upon a Time in Hollywood”, Leo DiCaprio shkëlqen krah Brad Pitt

'Once Upon a Time in Hollywood' filmi që bëri bashkë legjendat e kinematografisë amerikane, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio. Traileri i filmit sapo doli dhe premiera e parë u shfaq në Festivalin e Kanës.
Featured image of article: Vajzaaa doli! Publikohet traileri i “Once Upon a Time in Hollywood”, Leo DiCaprio shkëlqen krah Brad Pitt Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

Rikthimi i Quentin Tarantino në kinema me një nga sukseset më të padiskutueshëm të kinematografisë amerikane, me filmin ‘Once Upon a Time in Hollywood’.

Sot në Festivalin e Kanës u shfaq premiera e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” (“Një herë e një kohë në Hollywood”) dhe u prit me brohorima dhe të gjtihë thjesht u çmendën teksa në tapetin e kuq në Kanë parakaluan katërshja simpatike, Brad Pitt, DiCaprio, Magot Robie dhe Quentin Tarantino.

Brad Pitt, DiCaprio, Margot Robie dhe Quentin Tarantino.

Prodhimi bën bashkë dyshen DiCaprio- Pitt në një histori plot absurditet dhe me gjasa edhe grotesk, tipike e stilit regjisorial të Tarantino-s. Filmi rrëfen jetën e një aktori, Rick Dalton (Leo DiCaprio), i cili nuk është më i famshëm si më parë dhe së bashku me dublantin e tij (Brad Pitt) vendosin të ndryshojnë Hollywood-in e ri që nuk iu pëlqen fare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Filmi i nëntë i Quentin Tarantinos” është i pari film i tij pasi shkëputi lidhjet me Weinstein& Co, kompania e produksionit të filmave e drejtuar nga Harvey Weinstein, i cili u përfshi në një skandal ngacmimesh seksuale.

L.K/Dosja.al

Shto Koment