Aktualitet

Vajza me këmbën e thyer, shpërthen në lot në spital: Të vijë shteti e të dhunojë në shtëpi është e pafalshme, s’kam ku të ankohem

Vajza me këmbë të thyer u shpreh se banorët e Astirit janë trajtuar si kriminelë.
Featured image of article: Vajza me këmbën e thyer, shpërthen në lot në spital: Të vijë shteti e të dhunojë në shtëpi është e pafalshme, s’kam ku të ankohem Vajza me këmbë të thyer

TIRANË- Një banore e e cila u lëndua dhë dëmtoi këmbën gjatë përplasjeve të sotme me policinë për shembjen e ndërtesave, u shpreh se se janë trajtuar si kriminelë.

Në një intervistë për “Fax News”, vajza shpërtheu në lot, pasi kishte vrarë këmbën, ndërkohë që tha se kjo gjë ndodh pasi vendin e drejton një i çmendur.

Vepra e bandës në pushtet ku në krye drejton një i çmendur që na trajton si kriminelë, unë këmbën e kam të thyer. Dalin atje dhe kemi thyer këmbën.Viktima do të mbeten ato. Do të mbajnë përgjegjësi nga ne. Dhunën terrorin dhe gjithçka ka ndodhur.

Lëndimin e shkaktoi policia me gazin dhe bombat që hidhte, kjo është vepër e policisë me urdhëra kriminalë që marrim. Nuk kam ku të ankohem me këtë që ma kanë bërë. Edhe për arrestimet ato kanë për të mbajtur përgjegjësi.

Janë një pjesë e mirë e banorëve. Të gjithë kemi dalë për të mbrojtur shtëpitë tona, çfarë krimi kanë bërë ato. Nuk ka për të m’u hequr nga mendja ajo dhunë që kam parë, dhe pse se po mbroj shtëpinë time. Atje gjendja është shumë e rënduar. Vetëm dhunë dhe arrestime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk e di si mund të vijojë. Nuk besoj se do të jetë një protestë e qetë. Do të përshkallëzohet. Jemi trajtuar si kriminelë, të vijë shteti dhe të dhunojë në shtëpi është e pafalshme.”- u shpreh banorja.

Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet, pasi po shemben banesat. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

Marrë nga Fax news

(a.m/dosja.al)

Shto Koment