Showbiz

Vajza! Leo Di Caprio mbush 45 vjeç, ja disa fakte dhe foto për të mos u humbur të aktorit

Leonardo DiCaprio u quajt Leonardo sepse nëna e tij shtatzënë po shikonte një pikturë Leonardo da Vinci në një muze në Itali kur qëlloi me shkelm për herë të parë.
Featured image of article: Vajza! Leo Di Caprio mbush 45 vjeç, ja disa fakte dhe foto për të mos u humbur të aktorit Leonardo DiCaprio ndër vite

SHBA- Aktori i njohur Leonardo Di Caprio feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 45-të, edhe pse në pamje mosha as që i afrohet. Leo është i njohur gjithashtu si donzhuani i Hollywoodit, për shkak të lidhjeve të tij, pavarësisht se ka luajtur rolin e Romeos në një nga filmat e tij. Pavarëisht karrierës së tij të gjatë, dhe pas shumë nominimeve Di Caprio fitoi çmimin Oscar në vitin 2016 me filmin “The Revelant”.

Për të gjitha fanset dhe fansat e tij, Dosja.al iu sjell disa fakte lidhur me jetën e tij, pasi… ndoshta, ku i dihet mund ta takoni ndonjëherë.

Fakte për Leonardon:

  1. Leonardo DiCaprio u quajt Leonardo sepse nëna e tij shtatzënë po shikonte një pikturë Leonardo da Vinci në një muze në Itali kur qëlloi me shkelm për herë të parë.
  2. Leonardo DiCaprio kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Gjermani me gjyshërit e tij dhe flet rrjedhshëm gjermanisht.
  3. Kur sapo i ishte futur karrierës së aktrimit Leonardo DiCaprio u këshillua nga agjenti i tij që të ndryshonte emrin në Lenny Williams që të dukej më shumë amerikan.
  4. “Titanic” u bë aq i fashmëm me Leonardo DiCaprion saqë 7% e vajzave adoleshente amerikane e kishin parë dy herë brenda pesë javësh. Fenomeni i vajzave që e shikonin vazhdimisht filmin u quajt “Leo-Mania”.
  5. Leonardo DiCaprio nuk ka pirë kurrë ilaçe dhe i është dashur të mësojë se si të luajë rolin e të droguarit pas konsultave me ekspertët.

Por nuk mund ta lëmë me kaq…

Në nder të ditëlindjes së tij më poshtë, keni një fotogaleri me pozat më të mira (jo se ka ndonjë të keqe) të aktorit shumë të dashur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

P.S. Vajza duhet të mbani në mend se Leo preferon vetëm biondet e gjata, mundësisht modele. Nëse keni ndonjë ngjyrë tjetër flokësh, ju lutem zgjidhni një tjetër aktor të preferuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment