Aktualitet

“Vajza është mbi çdo gjë”, Vasilika Vjero tregon arsyen pse u dorëhoq nga ARRSH

Vasilika Vjero ka konfirmuar se është larguar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore të vajzës së saj. Ajo konfirmon se aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Featured image of article: “Vajza është mbi çdo gjë”, Vasilika Vjero tregon arsyen pse u dorëhoq nga ARRSH Vasilika Vjero, ish-kreu i ARRSH

TIRANË– Vasilika Vjero është dorëhequr nga detyra e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pa u mbushur dy javë në këtë detyrë, ku zëvendësoi ish-drejtoreshën Sonila Qato, Vjero ka dhënë dorëheqjen.

Vasilika Vjero ka konfirmuar për  Top Channel, se është larguar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore të vajzës së saj. Ajo konfirmon se aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Po është e vërtetë dhe lidhet me shendetin e vajzës sime dhe pamundësia ime pasi vajza është mbi çdo gjë”, është shprehur Vjero për Top Channel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vasilika Vjero është larguar sot nga drejtimi i Arrsh në një kohë që ky institucion ndodhet në qendër të sulmeve, pas skandalit në “Unazën e Re”, anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka” për “Rrugën e Arbrit”. Pak javë më parë Sonila Qato ishte drejtoresha e cila dha dorëheqjen pas akuza nga Gjoka Konstruksion. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment