Showbiz

Vajza e Alban Dudushit duket sharmante krah të atit në ditën e rëndësishme, Bieta poston foton me krenari

Alban Dudushi ka shoqëruar vajzën e tij Joelle në mbrëmjen e mini-maturës, dhe me siguri është ndjerë krenar përkrah saj, tashmë e rritur.
Featured image of article: Vajza e Alban Dudushit duket sharmante krah të atit në ditën e rëndësishme, Bieta poston foton me krenari Moderatorët, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo bashkë me fëmijët.

TIRANË– Moderatori i mirënjohur Alban Dudushi ka përjetuar ditën më të bukur, ku krah përkrah me vajzën e tij tashmë të rritur, e ka shoqëruar në mbrëmjen e mini-maturës. Moderatori ka dy fëmijë: Joelle që vjen nga martesa e tij e parë dhe djalin Kroi Art, një fryt i dashurisë me Bieta Sulon.

Tashmë vajza e tij është rritur dhe mund të themi që duket sharmante. Veshur me një fustan të thjeshtë në ngjyrë lejla pastel me një palë taka të thjeshta dhe një tualet të lehtë, Joelle ka pasur në krah shoqëruesin më besnik të jetës, babain e saj.

Bieta Sulo ka postuar foton, dhe duket se marrëdhëniet me vajzën e Alban Dudushit janë tepër të mira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e mini-maturës”– shkruan Bieta Sulo bashkëngjitur fotos së postuar në rrjete sociale.

Moderatori, Alban Dudushi me vajzën e tij Joelle.

(R.L/Dosja.al)

Një Koment në “Vajza e Alban Dudushit duket sharmante krah të atit në ditën e rëndësishme, Bieta poston foton me krenari

  1. Dudushi ne kete moshe u kujtua per femije? Apo ka marre vrull e entuziazem nga Rilindja te ciles i sherben me shume zell?!

Shto Koment