Bota

E trishtë/ 8-vjeçarja vdes nga pleqëria, mjekët: Mosha biologjike e vajzës ishte 80 (FOTO)

Ana, e cila në janar mbushi 8 vjeç, vdiq si pasojë e sëmundjes së plakjes së parakohshme dhe si pasojë e dëmtimit të shumë organeve të brendshme.
Featured image of article: E trishtë/ 8-vjeçarja vdes nga pleqëria, mjekët: Mosha biologjike e vajzës ishte 80 (FOTO) Ana kur ishte e vogël

Ukrainë- Një histori e trishtë dhe fatkeqësisht e vërtetë. Fjalën e kemi për Anën, një vajzë nga Ukraina, e cila ka vdekur në moshën 8-vjeçare, si pasojë e sëmundjes së plakjes së parakohshme . “Daily Mail” shkruan se vajza e vogël vuan nga një sëmundje e rrallë e cila prek vetëm 160 persona në të gjithë botën. Mjekët thanë se mosha biologjike e vajzës ishte 80 vjeçe, ndërkohë që ajo ishte vetëm 8 vjeç.

‘Fëmija vuajti nga plakja e hershme e organeve të saj të brendshme dhe sistemit të trupit’. Kockat e saj u rritën ngadalë ndërsa organet e saj u plakën me shpejtësi”, u shprehën mjekët.

Ana dhe nëna e saj

Më herët, nëna e saj në një deklaratë për mediat, tha se ishte e gatshme të bënte gjithçka për vajzën e saj, por fatkeqësisht nuk mundi ta shpëtojë atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Daily Mail 

J.V/Dosja.al

Shto Koment