Virale

ME VIDEO: Ku është Policia? Vajza gati për xhirimet e Fast&Furious, me 300 km/h në tunelin ku humbi jetën vëllai i deputetes socialiste

Në faqen “Luxury Cars” është publikuar një video e një vajze, e cila ecën me një shpejtësi të çmendur në tunelin e Elbasanit.
Featured image of article: ME VIDEO: Ku është Policia? Vajza gati për xhirimet e Fast&Furious, me 300 km/h në tunelin ku humbi jetën vëllai i deputetes socialiste Foto nga videoja

ELBASAN– Të shkelësh ligjin duket se është kthyer në modë kohët e fundit. Në faqen “Luxury Cars” është publikuar një video e një vajze, e cila ecën me një shpejtësi të çmendur në tunelin e Elbasanit.

“Jo po nuk dinë femrat të ikin me makinë.. (+300 kmh),”-shkruan personi që ka çuar videon pa kuptuar se shpejtësia vret pavarësisht gjinisë së shoferit.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Risjellim në kujtesë që disa muaj më parë në të njëjtin tunel ndërroi jetë edhe vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, i cili u përplas me një kamion. Për pasojë ndërroi jetë në vend, pasi makina e tij shpërtheu.

Ndërsa pasditen e sotme, Dosja.al sot pasdite publikoi videon e të riut që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit Nr.6 në Kombinat. Në video shihej që i riu për disa sekonda në mes të rrugës bënte manorva të rrezikshme, pa u shqetësuar fare se aty pranë ishte Komisariati i Policisë dhe mund të shkaktonte dhe aksident.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment