Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e Astirit, viktima përdorte dy mbiemra

Në një njoftim Policia bën me dije se viktima është Vilson Tafciu, por Dosja.al mëson se ai përdorte dhe mbiemrin tjetër Noka.
Featured image of article: Detaje të reja nga vrasja e Astirit, viktima përdorte dy mbiemra Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga vrasja e ndodhur sot në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se viktima kishte dy mbiemra.

Në një njoftim Policia bën me dije se viktima është Vilson Tafciu, por Dosja.al mëson se ai përdorte dhe mbiemrin tjetër Noka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vilson Tafçiu Noka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment