Aktualitet

Dhunë fizike dhe lëndë narkotike/ Arrestohen 3 persona në Vlorë, 3 të tjerë proçedohen në gjendje të lirë

Sipas autoriteteve policore personi me iniciale Xh.Xh. i arrestuar për dhuën fizike në familje ka ushtruar dhunë edhe mbi një efektivë policie në Komisariatin e Vlorës
Featured image of article: Dhunë fizike dhe lëndë narkotike/ Arrestohen 3 persona në Vlorë, 3 të tjerë proçedohen në gjendje të lirë Policia e Vlorës

VLORË-Policia e Shtetit ka arrestuar pasditen e sotme tre persona në Vlorë dhe ka proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë.

Sipas autoriteteve policore personi me iniciale Xh.Xh. i arrestuar për dhunën fizike në familje ka ushtruar dhunë edhe mbi një efektivë policie në Komisariatin e Vlorës. Ndërkohë që në fshatin Selenicë është arrestuar edhe shtetasi E.Dh. pasi kanë gjetur lëndë narkotike në automjetin e tij. Gjithashtu është arrestuar edhe personi më iniciale N.E. pasi është kapur në flagrancë duke i dhënë makinës pa leje drejtimi.

Ndërsa dy persona minorenë, janë proceduar në gjendje të lire, me iniciale N.M 17 vjeç dhe P.M 15 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike me motive të dobëta mbi shtetasin O.K 16 vjeç. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi me iniciale E.Gj. 29 vjeç pasi i është gjetur një sasi e vogël lëndë narkotike lloj Canabis Sattiva.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftim i plotë: Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
……….
E. Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.
……….
Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volkswagen”, pa leje drejtimi.
……….
U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.
……….
U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment