Sociale

Besa Shahini publikon udhëzuesin e rëndësishëm për klasat e nënta. Çdo gjë që duhet të dinë maturantët për provimet e lirimit

Shahini ka publikuar të gjithë udhëzuesin dhe modelet e provimeve që maturantët e vegjël të nisin përgatitjet edhe pse nuk dihet ende se çfarë do bëhet me vitin shkollor.
Featured image of article: Besa Shahini publikon udhëzuesin e rëndësishëm për klasat e nënta. Çdo gjë që duhet të dinë maturantët për provimet e lirimit Besa Shahini dhe faksimile e udhëzuesit

TIRANË- Shkollat në vend vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, por Ministria e Arsimit po mendon për provimet e maturës. Sot në një njoftim ministrja Besa Shahini, shkruan se është gati udhëzuesi i provimeve për klasën e nëntë.

Siç ju premtuam, Udhëzuesi dhe Modeli i pyetjeve për provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e IX-të:👇🏻”, shkruan Shahni në një postim në Facebook. Shahini ka publikuar të gjithë udhëzuesin dhe modelet e provimeve që maturantët e vegjël të nisin përgatitjet edhe pse nuk dihet ende se çfarë do bëhet me vitin shkollor.

Duke parë këto modele disa kohë përpara testimit, nxënësit do të kuptojnë se çfarë do t’iu kërkohet të bëjnë. Si rezultat, ata do të jenë në gjendje të fokusohen në demonstrimin e aftësive të tyre në Gjuhën shqipe në ditën e testimit. Fëmijët kohën që po kalojnë në shtëpi ta shfrytëzojnë për të mësuar deri në hapjen e shkollave”, shkruhet në udhëzim.

Po ashtu në modulin që mund ta lexoni të plotë KËTU, ka dhe modele testesh që janë të ngjashëm me testin që do bëhet në fund të vitit shkollor për të gjithë nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjitha shkollat janë prej ditësh të mbyllua dhe qeveria ka njoftuar që kthimi i nxënëesve do vijojë deri në përfundim të situatës së COVID-19 në vend.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment