Bota

Ursula von der Leyen kërkesë SHBA-së për vendimin ndaj OBSH-së: Përballë kërcënimit global duhet të rrisim bashkëpunimin

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi agjenci të Kombeve të Bashkuara për dështim të kryerjes së “reformave të domosdoshme në kohën e pandemisë.
Featured image of article: Ursula von der Leyen kërkesë SHBA-së për vendimin ndaj OBSH-së: Përballë kërcënimit global duhet të rrisim bashkëpunimin Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

BRUKSEL-Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës  që të shqyrtojnë sërish vendimin për shkëputjen e bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetit, pas menaxhimit jo të mirë që kjo e fundit i ka bërë krizës së pandemisë Covid-19.

“Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për rritje të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të mënjanohen.”- është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi agjenci të Kombeve të Bashkuara për dështim të kryerjes së “reformave të domosdoshme në kohën e pandemisë.

“Në këtë kontekst, në i bëjmë thirrje SHBA-së të rikonsiderojë vendimin e saj.”- thuhet më tej në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trump  ka deklaruar se  SHBA do të ndajnë fondet për nevoja tjera globale të lidhura me shëndetin publik. Nga ana tjetër ai ka hedhur sërish akuza mbi  Kinën për krizën globale shëndetësore.

“Fshehja e virusit të Vuhanit ka mundësuar përhapjen e sëmundjes në gjithë botën.”– ka deklaruar Trump.

Burimi: jornaleconomico

A.C/Dosja.al

Shto Koment