BotaEkonomi

S’ka ndodhur kurrë më parë, BE-ja pezullon rregullat për deficitet publike, Von der Leyen: Qeveritë mund të pompojnë sa para kanë nevojë

VIDEO
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u shpreh se nga dita e sotme BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike, për të lejuar qeveritë të hapin pompat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.
Featured image of article: S’ka ndodhur kurrë më parë, BE-ja pezullon rregullat për deficitet publike, Von der Leyen: Qeveritë mund të pompojnë sa para kanë nevojë Ursula Von der Leyen

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka dhënë një lajm të rëndësishëm sot për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Në një konferencë, Von der Leyen u shpreh se nga dita e sotme BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike, për të lejuar qeveritë të hapin pompat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.

Madje si shtesë për të gjitha qeveritë do të jenë edhe 37 bilion euro (para të buxhetit të BE-së), të cilat do të përdoren për sektorin e shëndetësisë, kompanitë dhe qeveritë që të mbajë njerëzit të punësuar.

Sot, kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike. Kjo do të thotë që qeveritë mund të pompojnë sa para kanë nevojë për t’u përballur me pandeminë koronavirus. Si shtesë, buxheti i BE-së do të bëjë pjesën e tij. 37 bilion euro do të jenë të gatshme për të mbështetur sektorin e shëndetësisë, kompanitë dhe qeveritë,“-tha presidentja e KE-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

FJALA E PLOTË E PRESIDENTES SË KE:

Sot është rreth ekonomisë. Koronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur. E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin. Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale. Kjo do të ndihmojë qeveritë tuaja dhe punën tuaj. Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje. Sot, kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike. Kjo do të thotë që qeveritë mund të pompojnë sa para kanë nevojë për t’u përballur me pandeminë koronavirus. Si shtesë, buxheti i BE-së do të bëjë pjesën e tij. 37 bilion euro do të jenë të gatshme për të mbështetur sektorin e shëndetësisë, kompanitë dhe qeveritë, që të mbajë njerëzit të punësuar. Dhe do të bëjmë më shumë për t’u mbështetur ju dhe familjet tuaja për të kaluar këtë krizë.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment