Politike

Presidentja e KE për çëljen e negociatave: Lajm i shkëlqyer, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Në një postim në mediat sociale, von der Leyen shprehet se ky është një lajm i shkëlqyer, dhe është e kënaqur që vendet anëtarë kanë dhënë dritën jeshile.
Featured image of article: Presidentja e KE për çëljen e negociatave: Lajm i shkëlqyer, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE Ursula von der Leyen, President e KE

BRUKSEL- Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas vendimit pozitiv për çeljen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një postim në mediat sociale, von der Leyen shprehet se ky është një lajm i shkëlqyer, dhe është e kënaqur që vendet anëtarë kanë dhënë dritën jeshile.

Lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Unë jam e kënaqur që shtetet anëtare dhanë dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut. Shpresoj që udhëheqësit e BE të miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Urime Edi Rama dhe Oliver Spasovski“, shkruan Presidentja e KE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Politika shqiptare përgatitet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment