Politike

Takimi informal, Ursula Von der Leyen: Ballkani Perëndimor është përparësi për KE-në

Po ashtu von der Leyen shton se shpreson që Ballkani Perënidmor të bashkohet në BE shumë shpejt.
Featured image of article: Takimi informal, Ursula Von der Leyen: Ballkani Perëndimor është përparësi për KE-në Ursula von der Leyen, presidente e KE

BRUKSEL- Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, ka reguar para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe shprehet se ky rajon ësthë përparësi për intitucionin që ajo drejton. Po ashtu von der Leyen shton se shpreson që Ballkani Perënidmor të bashkohet në BE shumë shpejt.

Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së.

Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit”- u shpreh Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment