Politike

“Urrejtja e argatit të Beogradit”/ Berisha nxjerr foton, busti i Ibrahim Rugovës lënë në harresë në parkingun e një hoteli në Durrës

FOTO
Berisha ka publikuar një foto, ku shfaqet busti i Ibrahim Rugovës në parkingun e një hoteli në Durrës.
Featured image of article: “Urrejtja e argatit të Beogradit”/ Berisha nxjerr foton, busti i Ibrahim Rugovës lënë në harresë në parkingun e një hoteli në Durrës Sali Berisha, ish-kryeministër

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku busti i Ibrahim Rugovës shfaqet në parkingun e një hoteli. Siç shihet edhe në foto, busti është lënë në harresë në cepin e parkingut të hotelit.

“Në një hotel ku parkoja veturën në Durrës, befasisht pranë shoh bustin e Ibrahim Rugovës. në pyetjen bërë rojes që ishte pranë pse këtu është vendosur,  më tha: Në kohën e Sali Berishës kishte vend meritor me ardhjen e Edi Ramës është vendosur këtu”, shprehet qytetarë që i ka dërguar foton Berishës.

Ndërkohë vetë Berisha shkruan: “Urrejtja e argatit të Beogradit ndaj presidentit Rugova!’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi tek Berisha

Ibrahim Rugova është ish-presidenti legjendar i Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithë popullore që udhëhoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për liri. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment