Politike

“Uroj të mos kesh fatin e Tahirit/ Maliqi përplaset me Lleshajn: Rama po të përdor, keni mbushin policinë me militantë

VIDEO
Lefter Maliqi i theksoi Lleshajt që të uron që ai të mos ketë fatin e Saimir Tahirit, pasi Rama po e përdor.
Featured image of article: “Uroj të mos kesh fatin e Tahirit/ Maliqi përplaset me Lleshajn: Rama po të përdor, keni mbushin policinë me militantë Lefter Maliqi dhe Sandër Lleshaj

TIRANË– Në seancën e sotme plenare ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u përfshi në një debat me deputetin Lefter Maliqi, sa i përket krimit në vend. Lleshaj gjatë fjalës së tij i tha deputetit se di shumë gjëra dhe nuk janë mirë që të bëhen publike, duke i kujtuar dhe kohën kur ka qenë polic në Rrëshen.

Dola këtu dhe lexoja në respekt për ata që dëgjojnë, dola me letër në shenjë përgjejgësie. Në ndërhyrjej tuaj të dytë u përpoqa që të shënoja ndonjë gjë, por je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina, tek Vettingu, tek Rrësheni. Po Rrëshenin besoj se e njeh mirë, ke shërbyer disa kohë atje, të palavdishme, dhe shpresoj që të mos bëhen publike ato ndodhi aty se do u pengojnë që të dilni në këtë foltore”, tha ministri.

Ndërsa, Maliqi tregoi se është kërcënuar dy herë nga një kriminel në Rreshen dhe shtoi se nga Policia është largur dy herë me kërkesën e tij. Ai i theksoi ministrit se uron që të mos ketë fatin e Saimir Tahirit, pasi po përdoret nga Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një me syze nuk e mposht dot ata që i ka sytë pish si shqiponjë. Për Mirditën, po është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa, që më pas e kam arrestuar me forcat e Policisë së Lezhës dhe tani ai është në burgim të përjetshëm. Është e vërtetë që jam larguar dy herë nga Policia e Shtetit, njëherë se denoncova një drejtor policie që ishte lidhur me mafien dhe u dënua 7 vjet, dhe herën tjetër se ia jam futur politikës. Fllusk sapuni, krimi është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë, ju ka prishur makina luksoze dhe privilegjet dhe ju bën aq të mos ta keni mendjen, kur rroga juaj pa llogaritur dieta shkon 4 fish, ndërkohë që policët marrin 300-500 mijë lekë dhe as dietat nuk i marri. Me makinën tënde mund të ishin blerë shumë dron dhe nuk ishte nevoja që policët të shkonin në male. Kur ndodhi krimi në Malësinë e Madhe çuan 50 polic, 500 çuat te naftëtarët e Ballshit, 1000 të Teatrit. Ju vajtët me Ballën në Elbasan, na bëtë show, ditën tjetër vrasje. Keni mbushin policinë me militant, për ca e përdoni policinë, për të arrestuar të varfër. Po të përdor aq keq sa mos paç fatin e Tahiri”, tha Maliqi. ”, u shpreh deputeti.


LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

J.V/Dosja.al 

Shto Koment