Sport

“Urime Halil, e more Superioren”! Gaz Demi uron presidentin e Tiranës por edhe e “thumbon”: Ish-lojtarët e Partizanit po japin një ndihmesë te Tirana

Kreu i Partizanit ka uruar Refik Halilin para kohe për fitimin e Superiores, në mbledhjen e fundit që është bërë në takimin mes ekipeve.
Featured image of article: “Urime Halil, e more Superioren”! Gaz Demi uron presidentin e Tiranës por edhe e “thumbon”: Ish-lojtarët e Partizanit po japin një ndihmesë te Tirana Gaz Demi- President i Partizanit

TIRANË-Presidenti i Partizanit ka bërë një rrëfim të gjatë për situatën aktuale të ekipit, ndërsa pritet edhe rikthimi i futbollit pas pushimit të detyruar për shkakun e pandemisë. Por edhe duke parë për të ardhmen, pasi prespektiva e klubit është përmirësimi dhe tejkalimi i kësaj krize, ku ka zhgënjyer jo pak me paraqitjen në këtë kampionat. I ftuar në emisionin “E diela Proces”.Gjithashtu kreu i Partizanit ka uruar Refik Halilin para kohe për fitimin e Superiores, në mbledhjen e fundit që është bërë në takimin mes ekipeve.

“Kampionati do të fillojë dhe suksese të gjitha skuadrave. Është e vështirë që të respektohen rregullat, unë për vete isha kundër fillimit. Gjithsesi vendimi është marrë. Të jemi korrekt nuk ka gjithmonë suksese. Ne kemi qenë mirë në çdo vit dhe këtë herë kemi hasur probleme. Nëse arrijmë në UEFA, do të jetë çerek sukses për klubin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tiranën nuk e kemi armik në fund të fundit, më bëhet qefi që lojtarët e Partizanit që janë promovuar këtu dhe po e japin një ndihmesë te Tirana. Jemi pjesë e të njëjtit qytet. Edhe në mbledhjen e fundit, e kam uruar presidentin e Tiranës: “Urime i thashë, e more kampionatin”. Tani e kanë vetë në dorë ata”, tha Demi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment