Aktualitet

URDHRI/ Ministria e Shëndetësisë: Shkollat mbyllur deri kur të përfundojë gjendja e COVID-19

Që në indentifikimin e rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, ministrja Manastirliu vendosi mbylljen e shkollave me dy javë deri më 23 mars, më pas afati u shty deri më 3 prill. Por duke marrë shkas nga situata në vend ministrja ka vendosur për mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar. 
Featured image of article: URDHRI/ Ministria e Shëndetësisë: Shkollat mbyllur deri kur të përfundojë gjendja e COVID-19

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar sot një urdhër lidhur me të gjitha institucionet arsimore (përfshirë edhe çerdhet), të cilat do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Që në indentifikimin e rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, ministrja Manastirliu vendosi mbylljen e shkollave me dy javë deri më 23 mars, më pas afati u shty deri më 3 prill. Por duke marrë shkas nga situata në vend ministrja ka vendosur për mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar. 

Ndërkohë mësimi për të gjithë nxënësit vijon online, ndërsa ministrja Besa Shahini deklaroi dje se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen pasi sipas saj nuk ka arsye pasi procesi i mësimdhënies po vijon normalisht. Ajo shtoi se maturantëve do t’u bëhet favorizim, duke mos u pyetur në provim lidhur me leksionet që kanë marrë që nga koha kur janë izoluar në shtëpi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment